Pasojat e biznesit të vogël me TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

Pasojat e biznesit të vogël me TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

Vetëpunësimi vlerësohet si një masë thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit, e kryesisht për ekonomitë familjare.br br br br Në vend mendohet se janë 70 mijë biznese të vogla, nga të cilat 10 mijë prej tyre do të jenë pjesë e skemës së TVSH-së. Ekspertët vlerësojnë se niveli arsimor i sipërmarrësve të vegjël është i ulët, fakt ky që e bën debatin për aplikimin e TVSH të ndjeshëm.br br br br Ekspertet thonë se kjo fashë e bizneseve ka një normë të ulët fitimi, ndaj dhe çdo lëvizje në drejtim të shtimit të kostove, ndikon në aktivitetin e tyre.br br br br Në thelb qëllimi i aplikimit të TVSH është shmangja e evazionit fiskal, megjithatë deri në fund të vitit duket se do të jetë një periudhë tranzitore deri sa sipërmarrësit e vegjël të informohen plotësisht me mënyrën se si do të operojnë në mbajtjen e faturave dhe deklarimin në tatime.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:24

Your Page Title