Report TV - Gjosha: Negociatat, detyrim dhe përgjegjësi e madhe, qeveria të zgjohet

Report TV - Gjosha: Negociatat, detyrim dhe përgjegjësi e madhe, qeveria të zgjohet

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, rekomandimi pozitiv i KE për çeljen e negociatave është përgjegjësi dhe detyrim për qeverinë. br br Në një konferencë për shtyp deputetja e LSI-së teksa uroi për këtë ditë historikë, theksoi se negociatat janë detyrim dhe përgjegjësi e madhe. Ajo shtoi se LSI uron që rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë.br br ?Rekomandimi pozitiv nuk vjen as për qeverinë edhe as për opozitën. Por u takon shqiptarëve. Ndaj LSI ka qenë dhe do të jetë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin?, tha ajo. br br Deklarata për media e Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha br br Dëshiroj të falenderoj sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin Evropian si dhe Përfaqësuesen e Lartë Frederica Mogherini për Raportin e publikuar pak më parë mbi ecurinë e Shqipërisë për procesin e Integrimit si dhe për rikonfirmimin e Rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, të cilin Shqipëria e ka marrë në Nëntor të vitit 2016. br br Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi e madhe për të përmbushur kriteret kyçe të këtij procesi. Ndërkohë që rekomandimi është njëra anë e medaljes, Mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare. Ndaj vullneti i mirë, serioziteti dhe modestia duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.br br Shqipëria sot ndeshet me shumë, sfida, ndërtimin e një shteti të drejte që nuk është peng i asnjë individi apo partie, e që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, pandëshkueshmëria, mosrespektimi i të drejtës së pronës, mbrojtja shtresave në nevojë si dhe ngritja e mekanizmave të kontrollit për lëvizjen e lirë dhe azilkërkuesit janë ende probleme serioze që cënojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 00:44