Ora News - Minatorët kundër sindikatës, i ndërpresin fjalën Kol Nikollajt

Ora News - Minatorët kundër sindikatës, i ndërpresin fjalën Kol Nikollajt

Subscribe në Ora News këtu br Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kishte lajmëruar zhvillimin e një manifestimi në formë proteste në qytetin e Bulqizës për sigurinë në miniera dhe statusin e minatorit. Kryetari i Konfederatës Kol Nikollaj, i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit deri me datë 1 Maj, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.br br Kol Nikollaj: Konfederata e Sindikatës së Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare, në kuadër të 1 majit të bëjë dhuratën e shumëkërkuar dhe të merituar për minatorët, statusin e minatorit. br br Tubimi u ndëpre pasi ndërkohë që Nikollaj po mbante fjalimin, dy të rinj i kërkuan llogari që përse ai nuk ka shkuar në Bulqizë prej pesë vitesh për tu njohur me problemet e minatorëve. Ndërhyrja e të rinjëve ka irrituar kreun e sindikatave Nikollaj, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit për t'i larguar, duke i akuzuar të rinjtë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:16