Ora News - Rruga hyrëse e Shëngjinit i nënshtrohet rikonstruksionit

Ora News - Rruga hyrëse e Shëngjinit i nënshtrohet rikonstruksionit

Subscribe në Ora News këtu Rruga hyrëse e Shëngjinit do të zgjerohet. Projekti që pritet ti japë zgjidhje trafikut që shkaktohej në këtë segment.br br Gjatë sezonit veror do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikohet që faza e parë të përfundojë para nisjes së sezonit.br br Krahas rrugës hyrëse rikonstruksionit do ti nënshtrohet edhe segmenti që të çon drejt qendrës së së Shëngjinit.br br Alfrida Marku: "Është konfirmuar që në prag të fillimit të këtij sezoni, pjesa hyrëse e Shëngjinit, nga rrethrrotullimi i ish-fabrikës së letrës e deri tek Rapsodia do të jetë i përfunduar. Gjithashtu do të realizohet edhe shtrimi me asfalt i rrugës kryesore të Shëngjinit deri tek Porti."br br Faza e parë synon që i japë zgjidhje problemit të trafikut ndërsa ndriçimi dhe trotuaret do të realizohen pas sezonit turistik për të mos penguar mbarevajtjen e tij.br br Alfrida Marku: "Përsa i përket ndërhyrjes në trotuare dhe në ndriçim për shkak të mospenalizimit ose bllokimit të trafikut ky proces do të mbetet në një fazë të dytë."br br Hyrja e Shëngjinit ka qenë prej vitesh shkaku kryesor i një trafiku të rënduar me të cilin përballeshin turistët që kalonin pushimet në brigjet e Adriatikut.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:19