Report TV - Erion Isai: TK nuk i afrohet as tek dera, Teatrit Eksperimental për kushtet që ofron

Report TV - Erion Isai: TK nuk i afrohet as tek dera, Teatrit Eksperimental për kushtet që ofron

Me tone revolte dhe zhgënjimi ka folur aktori dhe regjisori Erion Isai për mënyrën se si menaxhohet Teatri Kombëtar. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv për të folur mbi shfaqjen e tij më të re që ka vënë në skenë si regjisor ?Nderi i Kombit, ?Brekët e shekullit të ri? për të cilën ka kërkuar hapësirë edhe në Teatrin Kombëtar, por që nuk i është dhënë.br br Ne jemi në dorë të 3 drejtorëve që varet se si zgjohen, për ta ditur nëse mund të vëmë një shfaqje apo jo. Teatri Kombëtar nuk i ofrohet as te dera atij eksperimental për nga kushtet, sepse Kiço Londo, drejtori është shumë i kujdesshëm. Kushdo drejtor që do ishte do të kërkonte lekë nën dorë, ndërsa Kiço më kërkoi vetëm të rregulloja disa dërrasa tek salla. Unë e kam kërkuar zyrtarisht sallën e Teatrit Kombëtar dhe më është dhënë përgjigje negative me argumentin që nuk ka salla, kur për një javë rresht në Teatër Kombëtar nuk ka pasur shfaqje. Që të jem i qartë unë nuk thashë që drejtori i TK më ka kërkuar para. Thashë që nëse do ishte nje drejtor tjetër në Teatrin Eksperimental, do kishte kërkuar parabr br Regjisori Erion Isaibr Ndërkaq e ftuar në studio, aktorja Albana Sançolli shprehu vlerësim për skenaristin Vangjel Kozma dhe frymën e punës në grup nga të gjithë aktorët e kësaj shfaqje.br br Për mua ishte komoditet shumë i madh sepse Vangjeli ishte shumë i mirë në bashkëpunim. E shijoi shumë dhe tha që ka dalë më mirë se sa e priste. Ai ka ngelur shumë i kënaqur me të gjithë kastin. Ka besuar tek Erioni dhe tek puna e tij.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 03:10

Your Page Title