Ora News - Deputeti demokrat: Në Dibër ka ndërtesa me drogë, Veliu e Xhafaj e mohojnë

Ora News - Deputeti demokrat: Në Dibër ka ndërtesa me drogë, Veliu e Xhafaj e mohojnë

Subscribe në Ora News këtu br Në Forumin Qytetar për Sigurinë që u zhvillua në Dibër, deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, ngriti akuzën se në këtë zonë ka ndërtesa të mbushura me drogë. Por Ministri i Brendshëm Xhafaj i pranishëm në aktivitet, tha se për çështjet e sigurisë nuk duhet të ketë dallime politike, ndërsa kryepolici Veliu shtoi se Dibra kishte shifrat më të ulëta të kanabisit vitin e kaluar. Në takim foli edhe ambasadori britanik.br br Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, debatuan në Forumin Qytetar për Sigurinë në Dibër, në lidhje me akuzat se në këtë zonë ka ndërtesa të mbushura me drogë. akuza u bë nga deputeti i PD, i pranishëm në takim.br br Gjunkshi: Këtu në Dibër droga u mbull, u magazinu, u transportu dhe u shit dhe prap sot ka ndërtesa që janë të mbushura me lëndë narkotike. br br Ndërsa kryepolici, Ardi Veliu pretendoi të kundërtën, duke shtuar madje se Dibra është zona ku në 2 vitet e fundit ka pasur më pak ngjarje kriminale.br br Veliu: Policia e Dibrës ka pasur shifrat më të ulëta të kanabisit në 2017. Unë nuk mund ta mohoj që policia e qarkut DIbër, dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ngjarje të rëndë. br br Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se në çeshtjet e sigurisë nuk duhet të ketë dallime politike kur është fjala për luftën ndaj krimit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:51