Shkarkohet prokurorja e apelit Besa Nikëhasani - News, Lajme - Vizion Plus

Shkarkohet prokurorja e apelit Besa Nikëhasani - News, Lajme - Vizion Plus

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit te Shkodrës, Besa Nikëhasani.Vendim i cili me ironi u shoqërua me duartrokitje nga prokurorja.Kandidatja për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani, tha se ka deklaruar gjithçka sipas ligjit e për këtë u betua.Duke e vlerësuar të padrejtë vendimin e Komisionit, Nikëhasani tha se do e apelojë atë.Për të mbërritur në këtë vendim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një hetim administrativ, sipas të cilit Nikëhasani nuk justifikon pasurinë që konsiston në dy apartamente, dy garazhe dhe një automjet. Ndërkohë që Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ishte shprehur më herët se deklarimet e prokurores ishin të sakta dhe se ajo nuk e ka fshehur pasurinë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:03

Your Page Title