Ora News - U filmua në makinën me 400 kg kanabis në Fushë-Krujë, në kërkim polici

Ora News - U filmua në makinën me 400 kg kanabis në Fushë-Krujë, në kërkim polici

Subscribe në Ora News këtu br Një efektiv policie i komisariatit nr 2 në Tiranë u shpall në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi u filmua në njërën nga makinat që sollën 400 kg hashash në Fushë-Krujë. Në pranga ra një person që ndodhej në automjetin tjetër, ndërsa specialistët po hetojnë linjën e trafikut të drogës.br br Policia e Durrësit shpalli në kërkim një efektiv të komisariatit nr 2 në Tiranë, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë së një hoteli, kur solli një sasi të madhe droge në ambientet e një hoteli të njohur në Fushë-Krujë.br br Burime të besueshme pranë Policisë së Shtetit thanë për Ora News se specialistët e Antidrogës ishin në ndjekje të një rrjeti kriminal që merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, por ekspertët nuk kishin dijeni për mbërritjen e afro 400 kilogramëve kanabis pranë ambienteve të këtij hoteli.br br ?Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative, ajo çka aktivizoi një grup operacional për këtë rast?-shtuan burimet.br br Me mbërritjen atje, Policia e Durrësit ka konstatuar 2 automjete të parkuara pranë hotelit, ku një prej tyre ishte furgon.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:10

Your Page Title