Ora News - Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, ja kush janë 17 kandidatët

Ora News - Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, ja kush janë 17 kandidatët

Subscribe në Ora News këtu br Qeveria publikon listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.br br Janë 17 kandidatë që kanë aplikuar dhe të cilët do ti nënshtrohen vettingut. Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.br br Përzgjedhja do të bëhet me votim nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.br br Aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t?i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:br br -Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;br br -Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t?i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:07