Report TV - Elbasan, u hodh nga mjeti 55-vjeçarja se e ngacmoi shoferi

Report TV - Elbasan, u hodh nga mjeti 55-vjeçarja se e ngacmoi shoferi

Zbardhen të tjera detaje rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme të një gruaje në autostradën Elbasan- Ish-Metalurgjik. Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.br br Por, nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Dyshohet se ka rene pre ngacmimeve nga drejtuesi i mjetit dhe ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar. Më pas 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë, ku ka mbetur e dëmtuar rëndë.br br Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit konkretisht, Julian Hida, rreth 45-vjeç.br br Po në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes nga dy alkoltestet e bëra drejtuesit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje tej të dehur në masën 0.92 mgl dhe 1.07 mgl. Mësohet se autori i kishte marrë makinën kushëririt të vet, E.H. Julian Hida u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 00:21