Report TV - Mezini: Basha e vrau fjalën e lirë, e ktheu atë në votim

Report TV - Mezini: Basha e vrau fjalën e lirë, e ktheu atë në votim

Gjatë një deklarate për medien, Valbona Mezini, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, foli lidhur me propozimet që u ngritën në mbledhjen e këtij këshilli, ku theksoi se kryetari i Partisë Demokratike rrëzoi sot kritikët.br br Ne luftuam për PD-në dhe e vetmja gjë që ne kemi në dorë, është të flasim dhe vetëm të flasim, e konkretisht ne luftën e kemi jo vetëm por ringritjen e PD-së, por për të ngjallur shpresën tek shqiptarët. Sot kryetari i PD-së, e vrau fjalën e lirë, sot u rrëzua një nga propozimet, siç është kufizimi i mandatit të kryetarit kur humb zgjedhjet, dhe nuk është marrë parasysh ky propozim. Mbledhja e këshillit kombëtar është fiktive se po shqyrtohet vetëm një draft, kemi dy propozime: E para të diskutohen zgjedhjet e kaluara ne këshillin kombëtar, dhe e dyta ky propozim ra, u parashikua që të ketë një kryetar të kontrollit të financave të partisë, demokratike, në këtë mënyrë organet autonome të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 00:45

Your Page Title