Ora News - Ndotja në Elbasan, Qazim Sejdini i kërkon Klosit të heqë licenca

Ora News - Ndotja në Elbasan, Qazim Sejdini i kërkon Klosit të heqë licenca

Subscribe në Ora News këtu Uzina e Ferrokromit dhe raferineria e përpunimit të naftës të konsideruar ndotësit më të mëdhej në Elbasan janë gjetur në befasi nga deputetët socialistë të qarkut dhe kryetari i Bashkisë i cili pak kohë më parë kishte kërkuar pezullimin e punës deri në vendosjen e filtrave. br Ndaj deputeti Taulant Balla i kërkoi publikisht ministrit të Mjedisit masa urgjente ndaj ndotësve.br br Taulant Balla: ?I kërkojmë Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Imspektoriatit të Mjedisit marrjen e masave emergjente. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhurkapëset. Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. "br br Ndërsa kryebashkiaku Qazim Sejdini kërkon masën ekstreme të pezullimit të punës për ndotësit, ndërsa ministri Klosi të shkojë ta shohë vetë situatën.br br Qazim Sejdini: "Unë i drejtohem Ministrit Klosi të vijë vetë të shohë gjendjen dhe të ndjejë me erë cfarë ndotje është. Të gjithë këtë ndotje e ka jo vetëm zona përqark por dhe ujrat nëntokësorë dhe mbitokësorë. Të marrë masat për heqjen e liçencës të gjitha firmave që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare. Shpresoj të më dëgjojë ?br br Deputetet socialistë të Elbasnait i konsiderojnë këto dy uzina fajtore jo vetem për ndotjen e ajtir,por edhe të ujit, ndaj kërkojnë masa për atë që e cilësojnë vepër të rëndë penale.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:50

Your Page Title