Ora News - Shpërthejnë dy bombulat, digjet apartamenti në Vlorë

Ora News - Shpërthejnë dy bombulat, digjet apartamenti në Vlorë

Subscribe në Ora News këtu Një apartament në lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët. Dy bombola gazi kanë shpërthyer në një ndërtesë të ndodhur në katin e dytë të një pallati, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.br br Në momentin kur të dyja bombolat e gazit kanë shpërthyer në banesë nuk ka patur persona në brendësi të banesës, ndërsa kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.br br Pikërisht ndërhyrja e ketyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në banesë, duke shmangur dhe nje ngjarje më të rëndë, pasi janë rrezikuar banorët e pallatit, por edhe kalimtarët në zonë.br br Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, ndërsa hetimet kanë nisur për të saktësuar shkaqet e zjarrit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:04