Ora News - Rreziku nga toksimi, ambientalisti: Të izolohet fabrika e djegur

Ora News - Rreziku nga toksimi, ambientalisti: Të izolohet fabrika e djegur

Subscribe në Ora News këtu br Ambientalistët shprehin shqetësimin se djegia e fabrikës së riciklimit prodhoi ndotjen më të madhe të Tiranës, por çlirimi i lëndëve toksike është kërcënim për shëndetin e popullatës. Eksperti i çështjeve mjedisore Lavdosh Feruni thotë se institucionet duhet të marrin masa dhe të bllokojnë shitjen e fruta perimeve në atë zonë, pasi ato janë toksikuar. br br Lëndët toksike masive të lëshuara në ajër nga djegia e një fabrike riciklimi është një rrezik për banorët e zonës, fermerët dhe tregtarët. br br Ambientalistët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtëtërore të ndërgjegjësojnë qytetarët, të flasin për përmasat e ndotjes dhe të bllokojnë tregtimin e perimeve të zonës, pasi ato janë toksikuara. br br Lavdosh Feruni: Duhet të bëhen analizat e tokës dhe të ujërave aty me shpejtësi dhe nëse ka dëme duhet të ndërhyhet, të pezullohet shitja e tyre në qytet.Kjo mund të ketë efekte serioze jo vetëm për ata banorë por edhe për popullsinë që konsumon këto ushqime çdo ditë.br br Për njohësit e çështjeve mjedisore Tirana provoi ndotjen më të madhe të saj vitet e fundit, ndaj dhe është i nevojshmë izolim i menjëhershëm, pasi lëndët toksike të djegura mund të mbërrijnë në ujrat nëntokësorë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:43

Your Page Title