Report TV - Organizatori i skemës së “Gulf”-it, ortak me “Beson e Tajvanit"

Report TV - Organizatori i skemës së “Gulf”-it, ortak me “Beson e Tajvanit"

Kryemenaxheri i kompanisë me emrin tregtar ?Gulf?, që mendohet se është ?truri? i një skeme mashtruese, viktimë e së cilës kanë rënë mijëra qytetarë, disa firma të fuqishme, por edhe shteti shqiptar, duhet të jetë pjesë e një grupi biznesi, që ka hyrë në sektorin e hidrokarbureve me qëllim për të fituar në mënyrë joligjore. Në këtë grup përfshihet edhe pronari i ?Tajvanit?, Besnik Sulaj, si dhe biznesmenë të tjerë, të cilët edhe më parë kanë patur probleme me respektimin e rregullave të tregut.br br Emri i krijuesit të skemës së tallonave me çmim të lirë është Albano Aliko. Ky nuk është as administrator dhe as pronar i kompanisë Gulf Oil Albania, por duket se pronarët dhe drejtuesit e vërtetë të saj, që janë nga ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë, apo edhe nga vende të cilësuara si ?parajsa fiskale?,  ja kanë besuar atij menaxhimin në një vend të panjohur për ta. Albano Aliko aktualisht është në kërkim nga organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në të njejtën kohë me administratorin gjeorgjian të ?Gulfit?.br br Kompanitëbr Aliko ka filluar prej vitesh aktivitetin e tij në biznesin privat. Emri i tij figuron në të paktën shtatë kompani të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Interesante është të theksohet se në njerën prej tyre ai është bashkëpronar me shtetin. Fjala është për kompaninë KAP, e cila figuron të jetë aktive, ndonëse me balance negative vit pas viti, ku Albano Aliko është aksioner me paketën kontrolluese prej 82.5 për qind të aksioneve, ndërkohë që ministria e Ekonomisë ? si përaqësuese e shtetit shqiptar ? zotëron pjesën e mbetur prej 17.5 për qind të aksioneve.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:53