Ora News - Analizë me dyer të mbyllura tek Vllaznia, Gjyrezi jep vendimin përfundimtar për Gjokën

Ora News - Analizë me dyer të mbyllura tek Vllaznia, Gjyrezi jep vendimin përfundimtar për Gjokën

Subscribe në Ora News këtu br Tek Vllaznia nuk ka më hapësira për të gabuar, pasi rënia nga Superliga do të jetë e pashmangshme. br br Për shkak të situatës aspak të mirë që po kalon skuadra, për më shumë se 2 orë në mjediset e stadiumit ?Loro Boriçi? u zhvillua analiza me dyer të mbyllura, që në fokus kishte ndeshjen e fundit me Luftëtarin, por edhe atë me Teutën. br br Ish-sportistë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja e Shkodrës në cilësinë e presidentes së ekipit, pjesëtarë të stafit drejtues e atij teknik dhe sigurisht lojtarët, morën pjesë në takimin ku pati përveç analizës, edhe kritika e premtime për kthesë që në ndeshjen e ardhshme. br br Presidentja Ademi ka kërkuar të dijë nga lojtarët se ku qëndron problemi i luhatjeve dhe si mund të gjenden zgjidhjet më të mira për të mos rrezikuar kampionatin. br br Por në dalje ajo ju shmang mediave dhe sëbashku me teknikun Gjoka, u larguan nga dyert e pasme të stadiumit. Detyrën për të folur ja ngarkuan administratorit Astrit Gjyrezi. br br "Ishte një analizë e takimit që u zhvilluar me ekipin e Luftëtarit por edhe nga humbja me Teutën. Gjithsesi pjesëmarrja që ishte përcaktuar në këtë takim ishte organizuar në mënyrë të atillë që vjen si një mbështetje për ekipin, një ngarkesë e domosdoshme dhe nga ana e tyre për përgjigjesitë që do të marrin në këto ndeshje të mbetura." br Gjyrezi bëri me dije se penalizime për lojtarët nuk do të ketë, ndërsa rikonfirmoj vazhdimin e bashkëpunimit me Gjokën, duke shprehur besimin se Vllaznia do të gjejë kthesën.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:17