Selami: Basha, genjeshtar serial

Selami: Basha, genjeshtar serial

Eduart Selami ka shpërthyer në akuza të forta kundër Lulzim Bashës, pas Këshillit Kombëtar dhe thotë se edhe Kuvendi, forumi më i lartë i kësaj partie që do të mblidhet të dielen, është një farsë.br br Mospërfshirja në statut e propozimit për dhënien e dorëheqjes së kryetarit kur humb zgjedhjet thotë se e vendos kuvendin në shërbim të ambicieve personale të Bashës.br br "Ky Kuvend është një Kuvend fare normal, fake meqenëse është në modë, nuk zgjidh asgjë dhe nuk vlen karburanti i atyre njerëzve të vinë për të aprovuar një statut që nuk thotë absolutisht asgjë. E vetmja anë politike e statutit që ky duhet ta vendoste aty ishte që nëse kryetari i partisë humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen dhe nuk e ka vënë".br br Atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, e krahason me një luftë civile ku gishtin e përgjegjësisë e ngrin mbi atë që nuk heziton ta krahasojë me një rrëmbyes.br br "Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike, ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht. One-man show. Si të ngrihet në mëngjes, nuk pyet as për struktura, as për tjetër. Absolutisht nuk ka asnjë të ardhme. Basha e ka futur PD në një rreth vicioz dhe kaq të pafrytshëm dhe kaq pa rrugëdalje sa nuk di si ta shpjegoj. Një gjendje e "luftës e civile" brenda PD pa rrugëdalje".br br Bashën e akuzon për mosrespektim të forumeve dhe për mosmbajtje të fjalës.br br "More një listë dhe e nxore nga xhepi siç i thashë unë, që është turp i tij. Listën nuk e dinte njeri kush do të jetë kandidat për deputet. Theu statute dhe të gjitha. Edhe Sali Berisha i bënte formalisht. Mos të pyesë njeri që unë e ngatërroj për demokrat Sali Berishën, është një autokrat klasi. Por kishte karizëm. Ky shkon edhe më tej. Ai të paktën ia kishte dhënë një kryesie përpara. E merrnin vesh të tjerët përpara, ky nuk ishte as origjinali. E mbylli këtë punë me turpin e vet".br br 10 muaj pas humbjes në zgjedhje, Lulzim Bashës i kërkon të bëjë analizën në parti.br br "Kanë kaluar 10 muaj, s?është mbledhur asnjë. Nuk pyet as për strukturën dhe për askënd. Çfarë sjell kjo? Ngadalësim të strukturës dhe të suksesit të shqiptarëve".br br E vetmja mënyrë që mund ta ringrejë Partinë Demokratike për Selamin është mendimi ndryshe.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:23