“Naten Ma” një drame “vetevrasese”

“Naten Ma” një drame “vetevrasese”

...?Duhet të fillojmë ta njohim vetveten më shumë?...br br Mënyrat janë disa. Ajo për të cilin Ilire Vinca, një emër i njohur i skenës së Kosovës e përtej, një aktoreje karriere flet, është dendësimi i bashkëpunimit mes artistëve. Në Tiranë e solli ?Natën Ma?, drama me regji të Ema Andreas e që po ngjitet suksesshëm në teatrin ?Metropol?. Që në lexim të parë të veprës vlerësuar me ?Pulitzer? Ilire Vinca, e bëri të sajin personazhin e Thelmës, gruas së vesë që po jeton orët e fundit me të bijën e divorcuar pasi ajo i komunikoi vendimin pa kthim, vetëvrasjen.br br Dramaturgia amerikane Marsha Norman analizon zbrazëtinë e qënies njerëzore, mospranimin e tjetrit që nuk ndan të njëjtën etikë me ty, mungesën e lirisë së zgjedhjes, fshehjen e së vërtetës për hir të dashurisë apo të jetosh pa-ditur qëllimin e ekzistencës.br br ?Natën Ma? nuk është një vepër për vetëvrasjen fizike por për atë shpirtërore, vrasjes që i bëjmë çdo ditë gjërave që i japin kuptim jetës.br br Me tekst të përkthyer nga Jonida Beqo, ?Natën Ma? deri në 6 Maj ka shumë mesazhe për ti dhënë publikut në teatrin ?Metropol?.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:26