Report TV - Siguria e transportit të nxënësve, Policia Rrugore kontrrolle te furgonët e shkollave

Report TV - Siguria e transportit të nxënësve, Policia Rrugore kontrrolle te furgonët e shkollave

Tiranë- Policia rrugore ka përqendruar kontrollet tek transporti i Specializuar ( i nxënësve ) dokumentacioni i nevojshëm dhe sistemet e sigurisë së mjeteve që përdoren për këtë qëllim.br br Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, kryesisht për mjetet e transportit të specializuar, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të përqendruara në afërsi të Shkollave publike dhe jo Publike si dhe në disa rrugë Urbane të Kryeqytetit.br br Kontrollet dhe verifikimet e Policisë Rrugore ndaj kësaj kategorie kishin si objekt sistemet e fiksimit, rripat e sigurisë për mjetet e transportit të Specializuar, dokumentacionin përkatës, kapacitetin mbartës si dhe kërkesat teknike që duhet të plotësojnë këto mjete transporti.br br Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :br br ? 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar ( transport nxënësish) për mospërdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë.br br ? 10 drejtues motorash për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:19