Ora News - Në botën e shenjave, tre Ministri marrëveshje për të rinjtë që nuk dëgjojnë

Ora News - Në botën e shenjave, tre Ministri marrëveshje për të rinjtë që nuk dëgjojnë

Subscribe në Ora News këtu br Besara është 15-vjeç, nevojat dëshirat dhe emocionet mund t`i shpreh vetëm përmes gjuhës së shenjave. Ajo ka lindur e privuar nga dëgjimi por jo nga pasionet. Në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, Besara është duke prekur ëndrrën e saj të madhe për t`u bërë stiliste.br br Besara: Unë kam shumë dëshirë që në të ardhmen të punoj si rrobaqepëse, stiliste, sepse mund të krijoj fantazi, ide për fustane, bluza.br br Maksi, një tjetër nxënës me po aq pasion i është përkushtuar këpucarisë.br br Maksi: Dëshiroj që të bëhem një këpucar shumë i mirë.br br Por të dy këta të rinj, ashtu si të afërmit e tyre, i frikësohen ditës kur do të përfundojnë Institutin pasi nuk kanë mundësi të ndjekin rrugën e arsimimit.br br Valmira, e cila ka qënë nxënëse në këtë Institut, tregon sfidat me të cilat e ka përballur të qënit me aftësi ndryshe. Ajo ngre zërin për shkolla profesionale.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:34