Hetimet për vrasjen në Kamëz, 13 të shoqëruar - News, Lajme - Vizion Plus

Hetimet për vrasjen në Kamëz, 13 të shoqëruar - News, Lajme - Vizion Plus

Kete te enjte familja Buci ne Kamez nuk e hapi minimarketin si ditët e tjera. Ne vend te dyqanit, sot ata hapen dyert e mortit.br br br br Kryefamiljari Agim Buci u vra dhe gruaja e tij, Merita u plagos nga dy persona ende te paidentifikuar, te cilet tentuan te grabisin xhiron ditore te dyqanit qe kjo familje kishte ne pronësi.br br br br ?Ky është dyqani ku familja Buci siguronte bukën e gojës. Por tentativa e disa grabitësve per t?u marre atyre leket, rezultoi tragjike. Agim Buci u vra, ndërsa gruaja e tij po lufton per jetën ne spital?br br br br Te afërm e komshinj te te ndjerit tregojnë momentet e tmerrit, pasi dy grabitësit kryen krimin.br br br br Ndërkohë policia shoqëroi 13 persona për t?i marre ne pyetje lidhur me grabitjen. Agjentët sekuestruan edhe pamjet nga kamerat e sigurisë se biznesit. Ndërkohe uniformat blu rindërtuan skenën e krimit.br br br br Rreth orës 21.00 te se mërkurës dy personat hynë në dyqan te maskuar e te armatosur.br br br br Brenda minikarketit ne atë moment ndodhej Merita Buci dhe djali 6 vjeçar i çiftit. Grabitësit i drejtuan armen gruas, duke i kërkuar xhiron ditore. Refuzimit të saj autorët iu përgjigjën duke e qëlluar me pistoletë në këmbë. Djali i vogël u fsheh poshtë banakut, ndërsa  Agim Buci që ndodhej jashtë dyqanit duke mbledhur arkat e fruta perimeve, ndërhyri menjëherë.br br br br Por grabitësit e qëlluan me armë në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, autorët u larguan në këmbë në rrugicat e lagjes, duke përfituar edhe nga errësira. Ngjarja tronditëse ndodhi ne prani te djalit te tyre te vogël, që mbeti i terrorizuar e që ndihmën e parë e mori nga fqinjët.br br br br Ndërkohë 44 vjeçarja Merita Buci ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.br br br br Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim nga 50 mije deri ne 500 mije lekë për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 03:31