Report TV - Policia zbardh vrasjen në Kamëz, ja kush e ekzekutoi Agim Bucin

Report TV - Policia zbardh vrasjen në Kamëz, ja kush e ekzekutoi Agim Bucin

Drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi gjatë një deklarate për mediat ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë pronari i marketit në Kamëz, Agim Buci, gjatë një tentative grabitje.br br ?Vladimir Kurti ka kryer vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e MeritaBbucit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar makina Wolksvagen. Policia është shprehur e vendosur për bllokimin me forcën e ligjit të çdo akti kriminal?, tha ai. br br Deklarata e plotë e Skënderit:br br Konferenca për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj: br br Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Hijet? duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.br br Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.br br Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit: br br - Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.br - Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 02:42