Ora News - Nis vizitën në Shqipëri patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë

Ora News - Nis vizitën në Shqipëri patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë

Subscribe në Ora News këtu Patriarku i Rusisë Kirilli ka nisur vizitën në Shqipëri. Në nder të tij në Katedralen Ortodokse Ringjallja e Krishtit është organizuar një ceremoni e posaçme.br br Kryepeshkopi Anastas Janullatos në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje vendimin e regjimit e komunist ku Shqipëria u shpall me kushtetutë vend ateist. Ndërsa pas vitit 1991 besimi është ringjallur dhe komunitetet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë e vendit.br br Nga ana e tij Kirill ka theksuar se kjo vizitë do të shërbejë për një epokë të re për marrëdhëniet mes dy kishave.br br Mesha e përbashkët të dielënbr br Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme ?Ngjallja e Krishtit?, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.br br Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, ?Deri në skajet e dheut?. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.br br Darka nga presidenti Metabr br Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:28

Your Page Title