Fondet “IPARD” rrezikojne te deshtojne

Fondet “IPARD” rrezikojne te deshtojne

Fondet IPARD, rreth 74 milionë euro, rrezikojnë të digjen, nëse bankat nuk ndihmojnë në financimin e fermerëve apo bizneseve.br br Përveç rregullave që kërkon Bashkimi Europian për të bërë biznes-planin e një ferme, apo të mbjelljes së një kulture, vështirësia kryesore është në gjetjen e financimit për të bërë investimin. Rregulli për këtë skemë është që paratë jepen pasi ka përfunduar investimi.br br Qeveria shqiptare dhe BERZH kanë krijuar një fond garancie për sektorin e bujqësisë, ku shteti garanton bankat për riskun e huasë dhe përqindja e interesit është e vogël.br br Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë kërkon edhe marrëveshje me bankat që të marrin si kolateral marrëveshjen e fermerit me Agjencinë e Zhvillimit Rural Bujqësor, ku ai del përfitues i IPARD, në këto kushte investimi do të bëhej me paratë që merren nga kredia dhe ajo të shlyhej me grantin e BE-së.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:27

Your Page Title