Itali, policia zbulon serën e madhe të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

Itali, policia zbulon serën e madhe të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

Policia italiane ka zbuluar një mënyrë të pazakontë të kultivimit të drogës në Raguza. Rreth 15 mijë rrënjë kanabis të fshehura mes domateve të kultivuara në një serë, u zbuluan nga policia gjatë një operacioni antidroge.br br br br Plantacioni i kanabisit i mbjellë në një serë rreth 3.500 m2, është zbuluar me anë pamjeve filmike të regjistruara me dron. Autoritet italiane sekuestruan në total 6 mijë kg drogë, vlera e së cilës shkon në 1 milionë euro, ndërsa është vënë në pranga kultivuesi, i identifikuar si Carmelo Gurrieri, 53 vjeç.br br br br Ai ka pranuar se kujdesej për bimët e kanabisit, por ende nuk ka treguar për bashkëpunëtorët qe janë pjese e rrjetit te kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike. Hetimet e policisë nisën pas dyshimeve dhe erës së fortë të marihuanës në zonë.br br br br Karabinierët shkuan ne vendngjarje dhe panë se ne mesin e domateve dhe fasuleve të mbjella, kishte mijëra rrënjë kanabisi të madhësive të ndryshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-14

Duration: 01:10