Ora News - Plagoset biznesmeni në Shkodër

Ora News - Plagoset biznesmeni në Shkodër

Subscribe në Ora News këtu br Një biznesmen ndërtimi mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, mesditën e së shtunës. br br Ngjarja u regjistrua rreth orës 12.30 minuta në fshatin Darragjat, aty ku ndahet kufiri mes njësisë administrative Berdicë dhe Dajç, ndërsa i plagosur sipas policisë mbeti shtetasi Xhevat Vataksi 60 vjeç. br br Ai u dërgua me urgjencë me spitalin rajonal të Shkodres, ku i është nënshtruar një operacioni në këmbë, aty ku edhe u godit nga plumbi. br br Fatmirësisht sipas bluzave të bardha, 60 vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën. br br Shërbimet e policisë të mbërritura në vendngjarje nisën menjëherë hetimet për rastin në fjalë, ku pasi rrethuan zonën, bënë të mundur identifikimin e autorit, që rezulton të jetë 43 vjeçari me inicialet A.L banues në Berdicë. br br Nga grupi hetimor mësohet se mes dy shtetasve ka patur një konflikt të çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armës. br br Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po punohet nga ana e uniformave blu për arrestimin e tij. br br "Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A. L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë. br br Në vendngjarje grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku në pyetje po merren dëshmitarë, si dhe të afërm të këtyre shtetasve. br br Gjithashtu në pyetje do të merret edhe vetë biznesmeni Vataksi, i cili do të japë versionin e tij për ngjarjen. Plagosja ka ndodhur në një moment ku në zonën Shkoder ? Velipojë forca të shumta policie patrullonin rrugën, pasi në pikën turistike një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar janë me aktivitete politike.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-15

Duration: 01:17