Ora News - Korçë, dy policë procedohen penalisht, rrahën 34 vjeçarin në komisariat

Ora News - Korçë, dy policë procedohen penalisht, rrahën 34 vjeçarin në komisariat

Subscribe në Ora News këtu Dy efektivë të Policisë së Korçës janë vënë nën procedim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi akuzohen se dhunuan një person të ndaluar brenda ambienteve të Komisariatit. Mariglen Muka denoncoi një ditë më parë se është dhunuar nga inspektori i rendit në Korçë, Julian Dervishaj në prani të inspektorit të zonës, Kosta Stojan. Por pavarësisht hetimit, dy efektivët vijojnë detyrën deri në përfundim të hetimit.br br Mariglen Muka: "Më ka sharë, më ka goditi dhe kam rënë pa ndjenja. Sepse më goditi me grushta dhe shqelma brenda komisariatit."br br Pas denoncimit publik të 34 vjeçarit Mariglen Muka, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur procedim penal ndaj dy efektivëve të Policisë së Korçës.br br Inspektori i Rendit, Julian Dervishaj u denoncua publikisht nga 34-vjeçari se e dhunoi deri në gjendje të fikti në sy inspektorit të zonës Kosta Stojani.br br Muka ishte thërritur në Komisariat me dyshimin si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhur në fshatin Kamenicë, por pretendon se u dhunua pasi mohoi akuzat.br br SHÇBA kishte marrë deklarimet e 34-vjeçarit Mariglen Muka dhe disa efektiveve te Komisariatit te Korçes në lidhje me ngjarjen, ndërsa dy efektivët e dyshuar mohuan ushtrimin e dhunës.br br Muka, prej te martës po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.br br Por pavarësisht procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në prokurori, dy efektivët e policisë vijojnë të mbeten në detyrë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-15

Duration: 01:09

Your Page Title