Ora News - Zhvlerësimi i euros, prodhuesit shqiptar: Të merren masa për stabilizuar situatën

Ora News - Zhvlerësimi i euros, prodhuesit shqiptar: Të merren masa për stabilizuar situatën

Subscribe në Ora News këtu br Pas eksportuesve edhe prodhuesit shqiptarë kanë ngritur si shqetësim efektet që po sjell dobësimi i euros në aktivitetet e tyre. Me anë të një letre zyrtare ata i janë drejtuar Kryeministrit, Ministrit të Financave dhe Ministres për Sipërmarrjen, duke i kërkuar që të analizojnë me kujdes situatën.br br Prodhuesit shqiptarë i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ku i kërkojnë të analizojnë me kujdes efektet që po jep zhvlerësimi i euros.br br Sipas prodhuesve, nëse monedha europiane do të vijojë të dobësohet do të ndikojë në përgjysmimin e fitimeve të kompanive shqiptare dhe do të dëmtojë konkurrencën e produkteve Made in Albania.br br Ata kërkojnë ngritjen e një grupi pune për të analizuar situatën dhe të merren masa të menjëhershme për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane.br br Prodhuesit shqiptarë kërkojnë organizimin e tryezave të përbashkëta për të analizuar të gjitha efektet dhe problematikat që kanë dalë si rezultat i forcimit të lekut.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-15

Duration: 01:05