Ora News - Arrihet marrëveshja, farmacistët dhe FSDKSH dakort për 4 çështjet e kontratës

Ora News - Arrihet marrëveshja, farmacistët dhe FSDKSH dakort për 4 çështjet e kontratës

Subscribe në Ora News këtu Farmacistët negociuan me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe arritën marrëveshje për 4 çështjet kryesore, nga 30 pika që përmban kontrata. Janë hequr një pjesë e penaliteteve, si ajo e diferencave minus për barnat e ekzekutuara pa recetë, dhe për barnat stok. Më herët një pjesë e farmacive në Tiranë dhe rrethe ulën qepenat në formë proteste ndaj kontratës së kundërshtuar.br br Një pjesë e farmacistëve në Tiranë, Lushnje, Fier dhe Sarandë ulën qepenat e tyre në grevën e paralajmëruar kundër kontratës me fondin.br br Ata që nuk kanë kontratë me fondin vazhduan punën.br br Mbyllja e një pjese të farmacive simodos në qytetet ku reagimi ka qënë me masiv i ka gjetur të papërgatitur pacientët për të blerë medikamentet.br br Po në këtë kohë, përfaqësuesi ligjor udhëri i farmacistëve dhe drejtuesi i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor arritën marrëveshjen e tyre për 4 çështje që farmacitët kontestonin nga 30 nenet e kontratës.br br Diana Toma: Diferencat në minus u hoqën, sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme që sjell mbi subjektet farmaceutike, futja e listës së re të barnave me rimbursim do të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet.br br Drejtori i FSDKSH Eduard Ahmetaj tha se nuk mund të ketë darkordësi për çështjet që prekenin sigurinë e qytetarëve. Sipas burimeve të Ora Neës, një ndër pikat që kanë kërkuar farmacistët është ajo e penalitetet gjobë 10.000 lekë nëse konstatohen nga kontrollet barna të skaduara.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-15

Duration: 02:38

Your Page Title