Saimir Tahiri mbetet në “Arrest shtepie” - News, Lajme - Vizion Plus

Saimir Tahiri mbetet në “Arrest shtepie” - News, Lajme - Vizion Plus

br Ish Ministri i Brendshem doli sot perpara gjykates se krimeve te renda per masen e sigurise. Sajmir Tahiri deklaroi se per te ishte njelloj si burgu si shtepia ndersa tha se nuk ka asnje prove qe ta fajesoje ate. Prokurori Besim Hajdarmataj u shpreh se eshte provuar qe tahiri drekoi ne greqi me vellezerit Habilaj.br br br br Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi  të lerë në fuqi arrestin shtëpiak për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.br br Në vlerësimin e masës së sigurimit Tahiri tashmë jo deputet tha se për të arresti shtëpiak ose me burg është i njëjtë pasi akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë fakt që vërteton lidhjen e tij me grupin kriminal.br br br br  ?Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem pasi e kam vërtetuar këtë. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy?br br br br Por ndryshe mendon prokurori i cështjes ish kreu i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj i cili u ndal në tre momente. Sipas tij Saimir Tahiri ka drekuar e darkuar me Habilajt në kohën kur ka qenë në Greqi me pushime. Kjo për shkak se mjeti lundrues që përdori ish ministri i brendshëm pësoi defekt dhe për kthimin e tij në Shqiperi u kujdes Artan Habilaj me mjetin audi.br br br br br br Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro çmim i dyshimtë dhe më pas nga defekti u riparua për 40 mijë euro në Itali. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajn. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt i cili arriti të mos regjistrohej në sistemin TIMS dhe dërgoi skafin nga porti i Durrësit për në Itali ku dhe u riparua.br br br br Hajdarmataj tha se janë derguar dhe dy leterporosi ne drejtim te shtetit italian ku i kërkohen te dhena per faturat e blerjeve ne dyqanin e veshjeve apo dhe ate te bizhuterive.Prokurori u shpreh se pritet që faturat e blerjeve të dyshuara të vijnë me emra konkretë blerësish pasi fillimisht ato erdhën pa emra klientësh.br br Organi i akuzes dyshon se paratë që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri dhe të përftuara nga aktiviteti kriminal.Por për avokatin Maks Haxhia deklarimet e prokurorit jane te pabaza pasi ne shkresa nuk eshte paraqitur asnjë provë.br br br br Në mbyllje të seancës prokuroria dorëzoi dhe shkresa për aktivitetin e policisë kufitare të Dhërmiut ku përgjegjës ka qenë Sokol Bode i shpallur në kërkim por edhe kar...


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2018-05-15

Duration: 03:14

Your Page Title