Report TV - LGBT propozim për mospërcaktim gjinie në letërnjoftime

Report TV - LGBT propozim për mospërcaktim gjinie në letërnjoftime

Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër, por në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër homofobisë në Shqipëri, Ambasada PINK, që lobon për të drejtat e komunitetit LGBTI, ka dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin ?Për njohjen e Identitetit Gjinor në Shqipëri?, ku propozon pasqyrimin e identitetit gjinor të ri në çdo dokument zyrtar për personat LGBTI.br br Nismëtari i projektligjit, Altin Hazizaj shpjegon hollësisht ndryshimet e nevojshme të ligjit në mbështetje të komunitetit LGBTI.br br Të gjithë ata persona që janë trans, të cilët duan të ndryshojnë gjininë e tyre me apo pas kryerjes së operacionit, kjo nuk është e rëndësishme, sot shteti shqiptar nuk jep mundësi që atyre t?u ndryshohen dokumentat dhe në këtë aspekt ne kemi kërkuar Parlamentit të miratojë ligjin. Ka një kufizim moshor, që është fakti se një person pa mbushur moshën 14 vjeç nuk është i aftë të marrë një vendim për jetën e tij.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-17

Duration: 02:01