Report TV - U zhduk te 'Shpella e Pëllumbasit', vijojnë kërkimet për të riun Xhorxho Seferi

Report TV - U zhduk te 'Shpella e Pëllumbasit', vijojnë kërkimet për të riun Xhorxho Seferi

Prej mëngjesit të ditës së sotme vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që u zhduk dje në ?Shpellën e Pëllumbasit'. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.br br Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë vijuar kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-20

Duration: 04:30

Your Page Title