Nxori gazetaret nga 'Ekonomia', deputetët 'gozhdojnë' Braçen: S'duhet ta bëje, ke qenë vetë në media

Nxori gazetaret nga 'Ekonomia', deputetët 'gozhdojnë' Braçen: S'duhet ta bëje, ke qenë vetë në media

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe është vënë në qendër të kritikave nga deputetët e opozitës, pasi një ditë më parë nxori nga komisioni dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.br br Në nisje të mbledhjes ditën e sotme, deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Florjon Mima iu drejtuan socialistit se veprimi i tij dje ishte i papranueshëm për një njeri i cili ka punuar vetë si gazetar. Por kreu i 'Ekonomisë' ka këmbëngulur se dy gazetaret,kanë thyer rregulloren.br br "Ke qenë gazetar vetë nuk duhet ta bëje". br br Jorida Tabaku, deputete e PDbr "Ti nuk e pe çfarë bënë ato, thyen rregulloren"br br Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisëbr br "Duhet të kërkosh ndjesë që nxore gazetarët jashtë". br br Florjon Mima, deputet i PDbr Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka një ditë më parë iu hakërrye gazetarëve, madje duke i nxjerrë nga salla dhe bllokuar mundësinë që ata të ndjekin punimet e këtij komisioni dhe më pas ta raportojnë e transmetojnë për publikun.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-22

Duration: 14:26