Opozita neser ne marshim popullor

Opozita neser ne marshim popullor

Detajet e fundit të protestës së thirrur për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Lulzim Basha i diskutoi me aleatët e opozitës, me të cilët qëndroi në zyrën e tij për afro 60 minuta.br br Manifestimi këtë radhë do të jetë i ndryshëm nga protesta e 27 Janarit.br br Nga ana e organizatorëve është konceptuar si një marshim popullor, që do të nisë në orën 11.00 nga Ministria e Brendshme, në fillim të Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, për të vijuar në drejtim të Kryeministrisë.br br Krahas pankartave e banderolave në këtë marshim nuk do të mungojnë simbolet, sikundër janë shfaqur edhe në fletëpalosjet e shpërndara nga opozita ditët e fundit. Protagonistë krahas Ministrit Xhafaj, do të jenë zyrtarë  të Partisë Socialiste të vënën nën akuzë nga opozita për lidhje me krimin e narkotrafikun.br br Pritshmërinë për një pjesëmarrje masive të qytetarëve opozita e ka të lartë. Kërkesën për largimin e qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm të cilin e akuzojnë se ka shkelur ligjin duke i garantuar mbrojtje vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge, demokratët e kanë vijuar edhe në rrjetet  sociale.br br Burimet thonë se protesta do të jetë paqësore, ndonëse nuk sqarohet kohëzgjatja e saj. Por në kërkesën drejtuar Policisë së Tiranës demokratët  kanë përcaktuar vetëm nisjen e orarit  të tubimit, por jo mbylljen e tij.br br Sakaq edhe policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e manifestimit të së shtunës, duke angazhuar 1500 efektivë të policisë.br br Të paktën deri në orët e drekës gjithçka përpara kryeministrisë dukej e qetë, madje ndryshe nga herët e tjera nuk janë parë punonjës të saj të mbulojnë me rrjetë ballinën e kësaj godine.br br Në funksion të marshimit të nesërm, policia në planin e saj të masave ka parashikuar edhe devijimin e trafikut në aksin që lidh Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? me Sheshin ?Skënderbej?.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-25

Duration: 01:43

Your Page Title