Rama: Jo punesime pa merite per shkak te partise

Rama: Jo punesime pa merite per shkak te partise

Plot një vit pasi u premtoi në fushatë që duke marrë timonin për vete do pastronte administratën nga të punësuarit e partive të tepsive, Rama pranon se pazarxhinjtë nuk mungojnë dhe në gjirin e socialistëve.br br Në takimin me banorët e Kuçovës, i organizuar si pjesë e fushatës së llogaridhënies, Rama iu thotë të vetëve nga kamerat se e ka seriozisht kur u kërkon të mos ndërhyjnë për të punësuar miq e të afërm.br br E sërish për të vetët, Rama nuk i kursen batutat.br br Ky tur llogaridhënie që ka çuar kryeministrin vetë, por dhe kabinetin e tij në bashkëbisedime në gjithë Shqipërinë sipas Ramës është forma me e mirë për të treguar se qeveria e tij nuk i shikon qytetaret thjeshtë si votues.br br Punësimi gjithsesi mbetet sfida e këtij mandati, por dhe kualifikimi i tyre. Ai lajmëron ka projekte konkrete për të trajnuar profesionistët në sektorin e naftës dhe për të hapur vende të reja pune.br br Takimet e llogaridhënies në qarkun e Beratit do të vijojnë dhe gjatë të shtunës. Pikërisht në orën 11 kur opozita do të protestoje për të kërkuar rrëzimin e qeverisë poshtë zyrës së tij në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, kryeministri do të jetë në një takim në Berat ku do të prezantojë të gjithë projektet që ka qeveria e tij për këtë qark.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-25

Duration: 01:36