Rama: Qente le te lehin, ne ecim perpara

Rama: Qente le te lehin, ne ecim perpara

Kryeministri Edi Rama, në të gjitha takimet që zhvilloi në qarkun e Beratit ku ndodhet prej së premtes, zgjodhi të mos komentojë protestën që opozita zhvilloi poshtë zyres së tij në bulevardin "Dëshmorët e Kombit. Të vetmen  fjali që nënkuptonte lëvizjen opozitare, Rama e nënvizioi në prezantimin e projekteve që qeveria ka për 5 bashkitë e këtij qarku.br br "Të fokusohemi te avantazhet që na japin bukuritë e natyrës. Kjo zonë i ka të gjitha, ndaj na duhet të fokusohemi që ndërsa qentë lehin ne të ecim përpara".br br Rama i njeh qeverisë së tij meritën që përmes projekteve të Rilindjes Urbane iu ka rritur vlerat qyteteve ku është investuar, dhe Berati sipas tij është shembulli tipik që ka rritur vëmendjen e turistëve të huaj.br br "Pashë turistë që uleshin aty kur ndërkohë më parë nuk të shikonte turistë syri".br br Përdorimi i portalit ?Shqipëria që duam", Kryeministri përsërit se është shumë i rëndësishëm për të larguar njerëzit e tepsisë nga puna. Por një nga qytetarët e pranishëm në takimin e organizuar për këtë platformë i dha prova se pavarësisht se merita është kriteri që Rama thotë se vlerësohet për t'u punuar në administratë, atë e kane larguar nga puna për bindjet politike.br br Me sipërmarrës të turizmit dhe agroturizimit, Kryeministri gjatë një dreke diskutoi për projektet e qeverisë në këta sektorë.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2018-05-28

Duration: 02:04