Ndertuesit kunder dhenies se 3% te siperfaqes per strehimin social

Ndertuesit kunder dhenies se 3% te siperfaqes per strehimin social

Ndërtuesit ia thanë publikisht Ministrit të Financave, se janë kundër ligjit të miratuar pak ditë më parë në parlament, që i detyron ata të japin një pjesë të sipërfaqes së ndërtimeve të tyre për strehimin social.br br Ministri Ahmetaj pranoi atë që flitej në rrethin e biznesit të ndërtimit, se pjesa që ndërtuesit do të duhet të japin për banesa sociale është 3 e sipërfaqes së ndërtimit, për ndërtime mbi 2 mijë metër katrorë. Por ai u premtoi ndërtuesve se do të kenë lehtësira të tjera.br br Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi tha se shteti mund të kërkojë ndihmë sociale nga biznesi, por jo t?i detyrojë ata që të paguajnë dy herë kontribute për shoqërinë.br br Në ligjin e miratuar në parlament thuhet se ndërtuesit do të japin jo më pak se 50 metër katrorë për sipërfaqe mbi 2 mijë metër katrorë, jo detyrimisht në të njëjtin ndërtim për të cilin marrin lejen. Nga ana tjetër, qeveria thotë se do të zgjidhë me paketën e re fiskale, të cilën ka nisur ta diskutojë me biznesin, një problem të vjetër të sektorit të ndërtimit, ku pronari i truallit do të duhet ta paguajë vetë Tatimin mbi Fitimin dhe jo më investitori.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2018-05-28

Duration: 01:40