Ligji për pakicat kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

Ligji për pakicat kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

Gati 7 muaj pas miratimit në Parlament të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, në Ministrinë për Europën dhe punët e jashtme është zhvilluar një konferencë në përmbyllje të fushatës së konsultimit me grupet e interesit, për hartimin e akteve nënligjore.br br br br Ministri Bushati në fjalën e tij e vlerësoi si një moment shume domethënës miratimin e këtij ligji, por shtoi se Shqipëria ka ende shume punë për të bërë në këtë drejtim.br br br br Nga ana e saj, ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin citoi progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë lidhur me këtë ligj.br br br br ?Në raportin vjetor, Komisioni Europian njohu hapat e rëndësishme të bërë përpara për bazën ligjore për mbrojtjen e minoriteteve. Ne e kemi përshëndetur ligjin e miratuar tetorin e kaluar që heq diferencimin mes pakicave kombëtare dhe atyre gjuhësore dhe ka parimin e vetëdeklarimit. Në raport ne gjithashtu theksojmë rendësinë e miratimit të akteve nënligjore për në përputhje me standardet evropiane?.br br br br Duke u ndalur tek aktet nënligjore që do shoqërojnë këtë ligj, ambasadorja Vlahutin kërkoi angazhim maksimal nga ana e qeverisë që kërkesat e pakicave kombëtare, të jenë pjesë e rëndësishme e këtyre akteve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2018-05-30

Duration: 01:49