Ora News - Kundër kanabizimit, 70 mijë kontrolle brenda 5 muajsh

Ora News - Kundër kanabizimit, 70 mijë kontrolle brenda 5 muajsh

Subscribe në Ora News këtu br Plot 70 mijë kontrolle janë kryer gjatë këtij viti me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.br br Drejtori i Rendit dhe Sigurisë, Gjovalin Loka, teksa bëri bilancin e 5 mujorit të parë tha se krahasuar me 2017 jane 53 parcela më pak.br br Loka: "Rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të këtij viti janë 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë të asgjesuara në kubik. Krahasuar me 2017 ku Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike e vendeve që kultivonin kanabis janë 53 parcela më pak ose dhe rreth 21500 bimë më pak të kultivuara. Që nga dita e parë e vitit, Policia e Shteti ka zhvilluar 70 mijë kontrolle dhe rikontrolle masive të territorit në ambjente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina, shtëpi të braktisura etj".br br Loka tha se këtë vit ka nisur më herët monitorimi ajror nga Guardia di Finanza dhe nga fillimi i prillit deri më sot janë kryer 29 fluturime.br br Loka: Misioni ka hartuar 17 raporte por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Këto monitorime ajrore do të vazhdojnë deri në vjeshtë. Dje në mbarë vendin, 220 grupe të kontrollit të policisë së shtetit kanë ushtruar 3590 kontrolle.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-31

Duration: 01:48