BOOM: Tatimet në Berat "sfidojnë" Ramën, nuk e kthejnë punonjësin në punë

BOOM: Tatimet në Berat "sfidojnë" Ramën, nuk e kthejnë punonjësin në punë

Subscribe në Ora News këtu br Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në Berat, aty ku pak ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi turin e llogaridhënies.br br Në këtë takim, Rama u përball me një qytetar, i cili ishte hequr nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite. br br Kryeministri Rama i premtoi në sy të gjithë shqiptarëve se ai do të rikthehej në punë. Por çfarë ka ndodhur 5 ditë më pas?!br br Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk është rikthyer në punë.br br Artan Spahiu na ka sqaruar se largimi i tij nga puna ka qenë pa asnjë bazë ligjore, kjo është arsyeja se përse gjykata i ka dhënë të drejtë zotit Spahiu dhe ka detyruar Drejtorine e Tatimeve që t?i japë 14 paga si dëmshpërblim.br br Kemi takuar Drejtorin e Tatimeve te Beratit për ta pyetur se përse nuk është rikthyer në punë zoti Artan Spahiu dhe ky i fundit na ka sqaruar se këtë vendim e merr Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, vetem ajo mund të vendosë për rikthimin e tij në punë.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2018-05-31

Duration: 35:36