Ndërtuesit: Jo “taksës 3 %” - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërtuesit: Jo “taksës 3 %” - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërtuesit janë të vendosur për ta ankimuar në Gjykatë ligjin për Strehimin Social, i cili parashikon që 3 të objektit t?i kalojë shtresave në nevojë. Duke e konsideruar atë si antikushtetues, bizneset fajësojnë politikën që po prodhon ligje të cilat në finale jo vetëm rëndojnë sektorin, por e bllokojnë atë, pasi rritja e kostove do të paralizojë shitjet.br ?Aq e palogjikshme është kjo taksë sa nuk ekziston asnjë analizë për përcaktimin e marzhit prej jo më pak se 3 sipërfaqe për 2000 metra katror. Nuk ka asnjë metodologji cfare do të thotë jo më pas se 3 dhe kush është tavani? Në mënyrë unanime të gjithë anëtarësia e grupeve tona e kundërshton me forcë këtë veprim jo kushtetues dhe antiligjor, që cenon interesat ekonomike të një komuniteti, forcërisht,  prandaj dhe deklarojmë që do të ndërmarrim hapat ligjor për ta shfuqizuar atë?-thotë Luigj Aleksi i shoqatës së ndërtuesve.br Në mbështetje të ndërtuesve ishin edhe të gjithë shoqatat e tjera të biznesit që njëzëri kundërshtuan këtë ligj. Nëse ai do të gjejë zbatim rezulton se 30 e fitimit neto të ndërtuesve të kalojë për shtresat vunerabël.Nuk bëhet fjalë sesa do të rriten çmimet, çështja është edhe kur të rriten çmimet a do të ketë njerëz që do t?i vlejnë? Ne mendojmë se me këtë ligj 30 e fitimit neto do ti kalojë me pahir bashkive dhe kjo është antikushtetuese, është taksë direkte?-thotë Nikolin Jaka. br Bizneset vijojnë më tej kur i propozojnë qeverisë që mbrojtja e shtresave në nevojë është e domosdoshme, por një fond i tillë mund të merret nga koncesionet, të cilat i konsiderojnë si dhurata ndaj firmave private.Ne s?jemi kundër politikave sociale. Por në një moment që sektori i ndërtimit ka nisur të marrë veten, qeveria miraton ligje për t?i marrë frymën. Pse të mos krijohet ky fond nga koncesionet, fundja ato janë dhurata që qeveria i bën kompanive të caktuara?-thotë Luan Bregasi. Ligji për Strehimin Social u miratua një muaj më parë nga komisioni i shëndetësisë në mënyrë jo transparente, ndërsa grupet e interesit jo vetëm që nuk janë pyetur për mendim, po as janë vënë në dijeni për këto kostot të shtuara.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-06-01

Duration: 01:58

Your Page Title