Ora News - Siguria në punë, janë kryer 618 inspektime, janë gjobitur 3 subjekte

Ora News - Siguria në punë, janë kryer 618 inspektime, janë gjobitur 3 subjekte

Subscribe në Ora News këtu Kushtet e sigurisë në punë mungojnë dhe mjekët nuk kanë profilin e duhur për të bërë vlerësim të punonjësve. Në komisionin e shëndetësisë sindikalistët dhe LSI ngriti shqetësimin që kontrollet nuk janë efikase dhe 65 e patologjive i atribuohen kushteve të punës. br br Gjatë këtij viti janë kryer 618 inspektime në sipërmarrjet private me qëllim sigurinë shëndetësore në punë, ku u konstatuan vetëm 3 shkelje. br br Mira Rakacolli, Zv.Ministre e Shëndetësisë: Vetëm gjatë periudhës shkurt-mars 2018 janë kryer 618 inspektime dhe janë marrë vetëm 3 masa administrative. br br Por për sindikalistët dhe opozitën në komisionin e shëndetësisë situata nuk është optimiste. Përkundrazi, mjekët janë pa fromim përkartës, komisionet dhe praktikat ekzistojnë vetëm në letra. br br Kryetari i Komisionit të shëndetësisë Petri Vasili tha se 65 e sëmundjeve vijnë si pasojë e vështërsive dhe kushteve të punës. br br Petrit Vasili: Në gjithë klasifikimet që bëhen sot në botë janë mbi 60 të shkaqeve të sëmundjeve të caktuara lindin nga problematikat e punës, qoftë një punë e rëndë ose punë zyre. Inspektoriatet kanë shumë për të bërë, por në rast se e gjithë kjo infrastrukturë nuk imponohet që të ngrihet mund të thuhet se problematikat e shëndetit në punë janë spontane. br br Ndërsa sindikalistet thanë se inspektorët janë në një numër të kushtëzuar, vetëm 94 persona dhe 3 automjete për të bërë inspektime në të gjithë nivelin kombëtare.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-04

Duration: 01:32