Masivi shkembor godet autobusin

Masivi shkembor godet autobusin

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali në aksin Lezhë - Shëngjin pranë "Knallës" dhe goditi një autobus që transportonte punëtorët e peshkut. Shoferi i autobusit thotë se prej 20 vitesh në këtë profesion, kurrë nuk ka hasur në një rast të tillë.br br Të plagosura mbetën dy vajza. Njëra 21 vjeç është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse tjetra 23 vjeç po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës. Të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.br br Dyshohet se lëvizja e masivit shkëmbor ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës në zonen e Lezhës. I gjithë aksi nuk është i mbuluar me rrjetë teli dhe mbetet rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë. Në Tetor të vitit të kaluar në Torovicë të Lezhës, një masiv i madh shkëmbor zuri poshtë një fuoristradë ku udhëtonin tre persona të cilët humbën jetën në vend.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-06-06

Duration: 01:11

Your Page Title