Ora News - Opozita në Këshillin Bashkiak bojkoton mbledhjen

Ora News - Opozita në Këshillin Bashkiak bojkoton mbledhjen

Subscribe në Ora News këtu Opozita në këshillin bashkiak të Tiranës, bojkotoi mbledhjen duke e quajtur atë të pavlefshme për shkak të 6 antarëve me mandate "nul". Ndërkohë mazhoranca miratoi e vetme një sërë projektesh për Tiranën ndërsa Veliaj iu përgjigj kritikëve se ka paguar 0 lekë për koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës. br br Partia Demokratike dhe LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndoqën të njëjtën strategji edhe në këtë mbledhje: bojkot për paligjshmërinë e vendimeve pasi 6 antarët kanë mandate ta pavlefshme....br br Krytari i Bashkisë u shpreh i keqardhur për këtë qëndrim të antarëve të opozitës.br br Mazhoranca miratoi e vetme një sërë vendimesh; e para taksa e pronës, që është 100 lekë në muaj nuk do të mblidhet derisa qeveria të përcaktojë agjentin përfundimatar; pra përfshirjen e saj në faturën e OSHEE ose jo.br br Në lidhje me debatet për mënyrën si u shpenzuan miliona euro për koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës në Tiranë, Veliaj i sfidoi skeptikët deri në dorëheqje.br br Indeksim pagash do të ketë për edukatoret.br br Në lidhje me turizimin Bashkia e Tiranës raporton për 300 mijë turistë në 4 muaj. Pritshmëritë janë që gjatë sezonit, kryeqyteti të vizitohet nga 1 mln turistë aq sa është numri i banorëve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-06-07

Duration: 02:04

Your Page Title