Report TV - Ndahet nga jeta Fadil Vokrri, ngushëllime nga personalitete të ndryshme

Report TV - Ndahet nga jeta Fadil Vokrri, ngushëllime nga personalitete të ndryshme

Një lajm i zi për futbollin shqiptar, në përgjithësi, dhe atë kosovar në veçanti. Presidenti i FFK-së (Federatës Kosovare të Futbollit), Fadil Vokrri, 57 vjeç, ka ndërruar jetë. Kështu bëjnë me dije mediat kosovare.br br Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar është ndarë nga jeta.br br Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fadil Vokrrit, teksa shkruan se ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ky lajm.br Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Vokrri për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të afërm. Meta e cilëson humbjen si shokuese, ndërsa shton se vetëm pak ditë më parë i dha shtetësinë shqiptare.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-06-09

Duration: 01:42

Your Page Title