Ora News - Shkodër, makina përplas çiftin, humb jetën burri, plagoset gruaja

Ora News - Shkodër, makina përplas çiftin, humb jetën burri, plagoset gruaja

Subscribe në Ora News këtu Një çift bashkëshortësh të cilët po ecnin në këmbë, u aksidentuan rëndë nga një mjet në aksin rrugor Shkoder-Koplik, në vendin e quajtur kthesa e Institutit të Misrit. br br Për pasojë gjeti vdekjen 53 vjeçari Besnik Beci, ndërsa mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja Alketa Beci 44 vjeçe. br br Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal Shkoder ku vijon të jetë në gjendje kritike për jetën. br br Drejtuesi i mjetit tip 'Benz' me targë AA 771 SE i cili përplasi çiftin e bashkëshortëve, është larguar nga vendngjarja, por në tentativë për të ikur pak metra më tutje ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur murin e varrezave komane. br br Ai është identifikuar si shtetasi Gjergj Toni 49 vjeç, i cili është kapur nga shërbimet e policisë dhe është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Shkoder për veprime të metejshme. br br Në vendngjarje grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë kryer veprimet e para hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. br br Dyshimet e para janë për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe pakujdesi në lëvizje. br br Përgjakja e rrugëve nga aksidentet nuk ka të ndalur dhe megjithë masat e marra nga policia sërish shkelja e rregullave të qarkullimit mbetet një nga më shqetësueset. br br I tillë është edhe rasti i rrugës Shkodër-Koplik, veçanërisht në orët e mbrëmjes ku errësira kufizon pamjen, qarkullimi është tejet problematik.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-06-11

Duration: 01:29