Ora News - Shpërthimet me tritol për HEC-et, banorët e Dragobisë bllokojnë rrugën Tropojë-Valbonë

Ora News - Shpërthimet me tritol për HEC-et, banorët e Dragobisë bllokojnë rrugën Tropojë-Valbonë

Subscribe në Ora News këtu Banorët e Dragobisë në Tropojë janë ngritur në protestë për shpërthimet me ekspoziv që sipas tyre kryen në kuadër të punimeve për ndërtimin e HECE-ve në zonë.br br Prej mëngjesit, ata kanë bllokuar rrugën kombëtare Tropojë-Valbonë, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve.br br Banorët thonë se shpërthimet kanë shkaktuar rrëzimin e masivëve shkëmbore që kanë dëmtuar shtëpi.br br Policia e Kukësit në një deklaratë zyrtare një ditë më parë tha se sipas pasojë e shpërthimeve me lëndë plasëse u dëmtua edhe linja elektrike.br br Policia tha se strukturat po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.br br Policia tha se ka nisur një hetim për dokumentimin e ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-06-11

Duration: 00:54

Your Page Title