Ora News - Papunësia zbret në 12.5%, Ahmetaj: Rekord historik i tranzicionit

Ora News - Papunësia zbret në 12.5%, Ahmetaj: Rekord historik i tranzicionit

Subscribe në Ora News këtu Papunësia në ekonominë shqiptare ra përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, shkalla e papunësisë ra në 12.5, niveli më i ulët i regjistruar në statistikat zyrtare, të paktën që prej vitit 2007.br br Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.7 pikë përqindjeje. Një nivel kaq i ulët papunësie në Shqipëri nuk regjistrohej as në vitet kur rritja ekonomike arriti në pothuajse 7.br br Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, duke komentuar atë që e cilësoi rekord historik tha se punësimi është rritur në gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv serioz prej gati 5 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.br br Ahmetaj: Anketa e forcave të punës e publikuar sot nga INSTAT konfirmon se punësimi ka vijuar trendin e tij të rritjes dhe në tremujorin e parë të 2018. Lajmi i mirë për shqiptarët është se punësimi është rritur në gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv serioz prej gati 5 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lajmi tjetër i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, në 12.65, ose me një rënie prej gati 1.7 në bazë vjetore.br br Është ulja rekord e papunësisë për të gjtha vitet e tranzicionit. Jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë në Republikën e Shqipërisë.Sikurse vlerëson dhe raporti i BB, Shqipëria është vendi i parë në rajon sa i takon punësimit të forcës së aftë për punë. Pjesmarrja në forcën e punës ka arritur në 59.2, 51.9 tek gratë dhe 66.5 tek burrat. Shqipëria mbetet vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë dhe shifra vjetore vazhdon të zbresë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-11

Duration: 02:17