Adriatik Llalla i shpeton vetting-ut

Adriatik Llalla i shpeton vetting-ut

"Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla".br br Ky ishte vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për ankimin e bërë nga Komisioneri Publik, i cili kundërshtonte ndërprerjen e vetting-ut për të.br br Sipas trupës gjyqësore të KPA, dorëheqja e ish-numrit një të akuzës është bërë në respektim të ligjit dhe si e tillë duhet pranuar. Adriatik Llallës me këtë vendim, i hiqet e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.br br "Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh". br br Për avokatin e ish-Kryeprokurorit ky vendim është fitorja e parë e drejtësisë.br br Pas largimit nga sistemi i drejtësisë, Adriatik Llalla tashmë ka dhe një betejë tjetër me Prokurorinë, e cila ka nisur një hetim për të. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-06-11

Duration: 01:09

Your Page Title