Ora News - Shëngjini pa kulla vrojtimi, Bashkia Lezhës s’ka firmosur kontratat me privatët

Ora News - Shëngjini pa kulla vrojtimi, Bashkia Lezhës s’ka firmosur kontratat me privatët

Subscribe në Ora News këtu Asnjë kullë vrojtimi nuk është vendosur në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit edhe pse është e përcaktuar me ligj për të garantuar sigurinë e pushuesve që është në rritje.br br Pushuesit thotë se ndjehen të pasigurtë dhe kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike, ndërsa me shqetësim shihet dhe mungesa e hapësirave publike në plazh.br br Pushues: "Shumë problem sepse dhe ne kemi njerëzit tonë të afërt dhe normalisht që ndihen të pasigurtë."br br Pushues: "Duhet të ketë kulla vrojtimi, vende të lira për çadrat, jo të gjithë duhet të paguajnë."br br Administratori i Shëngjinit, Gjok Caci, thotë se pjesa më e madhe e plazhit do tu jepet me qira privateve dhe është detyrim i këtyre të fundit vendosja e kullave të vrojtimit në bazë të kontratës që do lidhin me bashkinë.br br Gjok Caci: "Vetëm për këtë nuk bëhen tolerime. Siguria e pushuesve është në fokusin tonë kryesor të punës."br br Në Bashkinë e Lezhës thonë se lidhja e kontratave me subjektet private që do të marrin në administrim plazhet është ende në vijim.br br Dhe menjëherë pas përfundimit të këtij procesi do të ngrihet një task force e cila do të verifikojë nëse ata i kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara ku sigurisht në to bëjnë pjesë dhe kullat e vrojtimit së bashku me vrojtuesit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-06-13

Duration: 01:17

Your Page Title